Mungesa e parkingjeve pranë shkollave fillore shqetësim për prindërit

Prishtinë | 14 Maj 2023 | 12:36 | Nga Skender Berisha

Shqetësim dhe obligim për prindërit që fëmijët duhet dërguar në shkollë. Por aty nuk e
përfundon gjithçka. Pas dy tri orësh duhet patjetër të jenë para dere për t’i marrë
mbrapsht.

Këtë përvojë nuk e kanë ndjekur secila familje, ngase fëmijët e tyre janë rritur ose kanë
përfunduar shkollën para luftës, dhe frika nga komukacioni i dendur nuk ka qenë sikurse
tani.

Sot, në një atmosferë krejt ndryshe, me një jetë dinamike, ku gjithçka po zhvillohet në
mënyrë të përshpejtuar, duke i’u shtuar njëkohësisht edhe rreziqet, prindërit kanë një
obligim për t’iu përshtatur kësaj maratone, sepse ngecjet do të kenë pasoja në
ardhmërinë e fëmijëve të tyre.

Qështja e dërgimit dhe marrjes së fëmijëve të tyre nuk do të ishte problem kaq i madh
po të mos shtohej edhe problemi i parkingjeve pranë shkollave. Gjithmonë flasim për
shkollat fillore.

Mungesa e parkingjeve pranë shkollave shkakton rrëmujë në komunikacion, dhe
asnjëherë ky problem nuk diskutohet në asamblenë komunale për t’i dhënë përgjigje
adekuate.

Prindërit në vazhdimësi janë të revoltuar kur janë pranë shkollës. Ata vendosin të
parkojnë ku të munden për pak minuta deri në dergimin apo marrjes së fëmijëve të tyre.
Në raste të ndryshme pasojnë edhe gjobat nga Policia e Kosovës.

Kjo mundësi e kufizuar e parkingjeve për kohë të caktuar duhet të adresohet dhe t’i ipet
zgjidhje një problemi kaq elementar dhe i domosdoshëm për qytetarët anembanë
Komunës së Gjilanit dhe më gjerë.

Komuna e Gjilanit duhet të jetë e para Komunë në zgjidhjen e këtij problemi, dhe një
hap pozitiv në këtë drejtim do të jetë shembull edhe për komunat e tjera në Kosovë.

Të ngjashme