Mungesë e madhe për Kosovën, Hajdari nuk luan ndaj Austrisë

Prishtinë | 27 Sht 2026 | 10:55 | Nga Ekonomia Online

Albian Hajdari nuk do të jetë në dispozicion të përfaqësueses së Kosovës për shkak të një  lëndimi.

Në vend të tij, në formacion pritet të luajë Ron Raçi.

Përveç Hajdarit, Kosovës do t’i mungojnë edhe Muharrem Jashari, Meriton Korenica dhe Lindon Emërllahu, të cilët nuk janë në listën e lojtarëve për këtë përballje.

Lajmin e ka bërë të ditur drejtori i sportit në ArtMotion, Arlind Sadiku.

Kombëtarja e Kosovës zhvillon sonte ndeshjen e dytë në kuadër të Ligës së Kombeve, ku përballet me Austrinë.

Të ngjashme