Ministri në detyrë i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Safet Kamberi, në mbledhjen e qeverisë, shprehu shqetësimin për mungesën e fondeve për pagesën e pensioneve të veteranëve, raporton Ekonomia Online.
Ministri tha se për pagesat e muajit gusht kanë mungesë të 4 milionë eurove. Ai tha se deri në fund të vitit kanë mungesë do të kenë mungesë deri në 27 milionë euro.
Sipas tij, kjo ka ndodhur pasi nuk kemi pas mundësi që të ri shqyrtojmë buxhetin dhe të zgjedhin këtë problem, raporton EO.
Safet Kamberi ka thënë se deri tani nuk kanë mundur të bëjnë pagesën e pensioneve për 33 mijë e 141 përfitues të këtij pensioni, për shkak se Kuvendi i Kosovës nuk ka mund të bëjë rishikimin e buxhetit.
“Ne si ministri, me kohë kemi paraqitur këtë mungesë të mjeteve në dokumentet e rishikimit të buxhetit, mirëpo për shkak se Kuvendi i Kosovës nuk ka qenë në gjendje të rishqyrtojë rishikimin e buxhetit, kjo çështje nuk ka mundur të gjejë zgjidhje. Me këtë rast kërkoj ndihmën tuaj që bashkërisht të gjejmë zgjidhjen për këtë problem” ka thënë Kamberi.
Kryeministri në detyrë Isa Mustafa, tha se veteranët do t’i marrin pensionet, mirëpo iu duhet pak kohë derisa të gjejnë një zgjidhje ligjore për këtë.
“Të gjitha mundësitë ligjore do t’i trajtojmë. Por ajo që është e sigurt është se veteranëve nuk do t’u humbin pensionet por veç mund të prolongohet, të shtyhet pagesa e tyre”.