Zlatan Ibrahimoviç e pranon se i mungon ish-klubi i tij Manchester Unitedi dhe trajneri Jose Mourinho, transmeton zeri.info
Klubi anglez dhe ish-reprezentuesi suedez ishin marrë vesh për ndërprerjen e kontratës në mars, para se 36-vjeçari të nënshkruante me LA Galaxyn. Ibrahimovic iu drejtua skuadrës së Manchester Unitedit me një mesazh personal.
“Shoh që jeni duke bërë mirë. Arritët në finale të FA Cup, gjë që më pëlqen edhe pse nuk jam aty. Këtu çdo gjë është mirë. E shijoj çdo ditë diellin. Dua t’iu them të gjithë tifozëve, ‘më mungoni, më mungon loja në ‘Old Trafford’ dhe fanellat e kuqe’. Kam kujtime të mira aty. Dua t’i falënderoj të gjithë për shtytjen, adrenalinën dhe energjinë që më dhatë. Dua t’i falënderoj bashkëlojtarët e mi sepse edhe ju keni qenë fantastik dhe ma keni bërë më të lehtë. Trajner më mungon edhe ti. Ti e di sesa çfarë nevojitet për të fituar. Nuk ka sekrete për këtë gjë”, u shpreh Ibrahimovic.