Mungon aparatura në Prishtinë, pacientët me kancer detyrohen të shkojnë në Shqipëri

Prishtinë | 10 Pri 2019 | 09:26 | Nga Ekonomia Online

Pacientët kosovarë që vuajnë nga sëmundja e kancerit nuk mund t’i marrin të gjitha shërbimet e nevojshme në kuadër të Klinikës së Radiologjisë në Prishtinë.

Për rrezatime të ndryshme ata ende udhëzohen të shkojnë në Tiranë ose në Sarajevë, pasi që në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK) mungojnë aparaturat e caktuara.

Pacientët që kanë nevojë për shërbimin e stereotaksisë në kokë dhe në gji nuk mund ta kryejnë në Prishtinë. Këtë gjë e konfirmon për “Zërin” edhe drejtori i Klinikës së Radiologjisë në kuadër të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK), Bujar Gjikolli.

Sipas tij, ky shërbim nuk ofrohet as në klinikat private në vend, andaj pacientët referohen për trajtim në Tiranë dhe në Sarajevë.

Të ngjashme