Barcelona pa Lionel Messin takohet sot me Athletic Bilbaon në fillimin e sezonit të ri në La Liga.
Barcelona e fillon sot edicionin e ri në La Ligë.
Skuadra kampione do të jetë mysafire e Athletic Bilbaos në një duel aspak të lehtë marrë parasysh mungesën e futbollistit kryesor, Lionel Messi, për shkak të një lëndimi.
Mediat spanjolle kanë publikuar formacionet e mundshme të skuadrave, përcjell lajmi.net.
Antoine Griezmann do të debutojë së bashku me Frenkie de Jong te skuadra e Barcelonës në një ndeshje të La Ligës.
Formacionet e mundshme të të dy skuadrave:
Athletic (4-2-3-1): Simón; De Marcos, Yeray, Martínez, Balenziaga; Unai López, Dani García; Muniain, Raúl García, Yuri; Iñaki Williams.
Barcelona (4-3-3): Ter Stegen; Semedo, Piqué, Lenglet, Alba; Roberto, Busquets, De Jong; Dembélé, Suárez, Griezmann.