​Mungon pozita, Kuvendi vazhdon të hënën punimet

Prishtinë | 31 Tet 2024 | 15:07 | Nga Ekonomia Online

Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka bërë të ditur se seanca e kuvendit do të vazhdojë të hënën në ora 12:00.

Kjo seancë nuk u vazhdua për shkak se, siç u shpreh ai, mazhoranca nuk mori pjesë.

“Me sa po e shoh, mazhoranca nuk po merr pjesë në këtë seancë dhe ora shkoi mbi 20 minuta përtej asaj se kur e kemi thirr këtë që të vazhdojë në orën 14:00”.

“Propozoj pra që që të vazhdojë kjo të hënën, ditën e hënë në orën 12:00, pasi ta kryejmë mbledhjen e kryesisë”, është shprehur Konjufca.

Të ngjashme