Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka publikuar një video ku shihen municion, armë dhe uniforma të cilat janë gjetur sot gjatë nje bastisjeje në veri të vendit.
Ato janë gjetur të fshehura nën një ahur.
“Përveç uniformave të ushtrive të Serbisë dhe Rusisë, në këto dëshmi shihen uniforma të ushtrive të ShBA-ve dhe asaj Britanike dhe ky fakt shpërfaq planet dhe skenarët ogurzi për të kryer krime e sulme dhe për të fajësuar shtete të tjera.”, ka shkruar Sveçla, në Facebook.
Por, ai ka paralajmëruar se Çëçdokush që tenton të cenojë rendin kushtetues, sigurinë e vendit, nuk do të mund t’i ikën ndëshkimit. “Republika e Kosovës, forca e ligjit të drejtë në shtetin tonë demokratik do të ngadhënjejë”.