Sipas Mundo Deportivos, sulmuesi spanjoll Munir El Haddadi Mohamed e ka njoftuar skuadrën e Barcelonës se ai nuk dëshiron që të nënshkruajë një marrëveshje të re.
Kontrata e futbollistit 23 vjeçar pritet të skadojë në fund të këtij sezoni, shkruan Goal.
Ndërsa Sevilla, West Ham dhe Napoli, janë në mesin e disa klubeve të mëdha të cilat janë të interesuara të nënshkruajnë kontratë me të.