Munishi: Jemi afër marrëveshjes me klubin e madh kosovar

Prishtinë | 18 Nën 2018 | 11:55 | Nga Ekonomia Online

Që prej largimit nga Besa e Pejës, Ismet Munishi ka mbetur pa klub.

Trajneri i famshëm kosovar deri më tani ka punuar si analist në njërin prej emisioneve sportive kosovare.

Dhe së fundmi, kanë qarkulluar zërat se Munishi ka arritur marrëveshje me Vëllaznimin e Gjakovës, shkruan IndeksOnline.

Lidhur me këto spekulime, IndeksOnline e ka kontaktuar trajnerin në fjalë për t’i çartësuar këto zëra.

Munishi tha se një marrëveshje është shumë afër të ndodhë, por se do të ketë edhe një takim mes palëve në pasditën e sotme.

”Jemi shumë afër, por gjithçka do të vendoset në takimin e pasditës”, u shpreh Munishi për IndeksOnline.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme