Munishi pas fitores ndaj Drenicës: Objektivi ishin tri pikët dhe e arritëm

Prishtinë | 26 Nën 2020 | 15:32 | Nga Ekonomia Online

Trajneri Ismet Munishi ndihet i lumtur pas fitores së Ballkanit në udhëtim te Drenica në kuadër të javës së 14-të në Superligën e Kosovës.

Ballkani ka marrë një fitore të madhe në udhëtim te Drenica me rezultat të ngushtë 2-1, me golat e shënuar nga Ermal Krasniqi (3’) dhe Mirlind Daku (29’) për mysafirët, ndërsa për vendasit shënoi Azem Bejta (89’).

Kjo fitore e ka lumturuar trajnerin e klubit therandas, Ismet Munishin, i cili ka thënë pas ndeshjes se objektivi ishte t’i marrin tri pikët dhe këtë e arritën.

“Për neve objektivi ishte t’i marrim tri pikë”, ka thënë fillimisht Munishi pas ndeshjes.

“Kemi nevojë edhe me ushtruar fazën mbrojtëse, për atë në pjesën e dytë vendosem me luajt ma mbyllur”.

“Ishte rezultati 0-2, kundërshtari na vuri në vështirësi, Drenica është skuadër shumë e mirë edhe ne e arritëm objektivin”, përfundoi trajneri i Ballkanit. /Telegrafi/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme