Trajneri kosovar, Ismet Munishi ka reaguar për ndeshjen finale të Superkupës së Kosovës në futboll që po zhvillohet mes Prishtinës dhe Dritës.
Munishi përmes rrjetit të tij social ka pasur disa fjalë për nivelin e referimit në takimin që po zhvillohet në “Mardan”.
Gjyqtarët nuk janë kosovarë, kurse Munishi lavdëroi për nivelin e referimit, e po ashtu edhe dy ekipet për lojën që po e tregojnë.
Aktualisht, rezultati i ndeshjes është 2:1 për Prishtinën.
Postimi i plotë:
Merrni mësim si referohet .Referi Abdulkadir Bitigen po i jep tempo lojes .Te ne rrin me pip ne gojë referi , përr përr përr .E mos të flas per gjana tjera .Super ndeshje Superkupa .Bravo per dy skuadrat.