Skuadra e Gjilanit ka nisur përgatitjet për stinorin pranveror në elitën e futbollit me një mision të qartë – luftën për titullin e kampionit
Kuqebardhtë të cilët vjeshtën jo vetëm që e mbyllën në pozitën e parë në tabelë, por edhe treguan nivel shumë të lartë të organizimit, me ritëm të lartë kanë nisur punë në janar në për pranverën e nxehtë, atje ku i pret shukmë punë e ribvalitet.
Gjithsesi, punën më të lehtë për trajnerin Munishi e ka bërë fakti që të gjithë futbollistët janë kthyer në gjendje shumë të mirë shëndetësore dhe fizike, çka nënkupton që ata në pushimet dimërore nuk kanë qenë pasiv por e kanë mbajtur ritmin e punës, raporton demokracia.
“Futbollistët kanë ardhur në formë shumë të mirë fizike”, ka thënë fillimisht Munishi të cilin e gëzon fakti se edhe me shëndet dhe asnjë nuk ka shfaqur ndonjë problem, kur dihet se po jetojmë në një kohë pandemie.
“Të gjithë janë të shëndetshëm dhe kemi punuar mjaftë mirë këto dite. Skuadra po i përballon ngarkesat fizike në mënyrën më të mirë”, ka përfunduar tekniku prishtinas i Gjilanit.
Të kujtojmë se Gjilani stërvitjet I ka nisur me 5 janar ndërsa me 10 janar planifikon të zhvendoset në Durrës, ku pas disa ditë qëndrimi atje do të udhëtojë drejt Antalisë për fazën finale të përgatitjeve.