Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë të martën e ka shpallur fajtorë Murat Jasharin, për tentim vrasje të Azem Vllasit dhe për armëmbajtje pa leje.Ndaj Jasharit gjykata ka shqiptuar masën e trajtimit të detyrueshëm psikiastrik me ndalim në Institutin e Psikiastrisë Forenzike në Prishtinë, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Aktvendimi ndaj Murat Jasharit është shpallur nga kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Musa Konxheli.Kjo masë, sipas gjykatësit Konxheli, do të fillojë të zbatohet pas plotfuqishmërisë së këtij aktvendimi.Gjykata e ka obliguar institucionin përkatës të kujdesit shëndetësor, që ta njoftoj gjykatën me raport me shkrim mbi implementimin e masës dhe gjendjen shëndetësore të Murat Jasharit.Gjykatësi Konxheli njoftoi se ky raportim nga institucioni përkatës, duhet të bëhet së paku një herë në gjashtë muaj.Sipas gjykatësit, kjo masë do të jetë në fuqi deri në pushimin e rrethanave për të cilat është ajo është shqiptuar, bazuar në raportet dhe ekzaminimet e Institutit të Psikiatrisë Forenzike.
Po ashtu, gjykata mori vendim edhe për konfiskimin e përhershëm të pistoletës dhe të një karikatori, të cilën e ka poseduar pa lejen e organit kompetent Murat Jashari.I akuzuari Murat Jashari është liruar nga shpenzimet procedurale, ashtu që këto shpenzime bien në barrë të buxhetit të shtetit.Me aktvendim të veçantë, Murat Jasharit i është vazhduar paraburgimi deri në plotfuqishmërinë e këtij aktvendimi.Paraburgimi do të mbahet në Institutin e Psikiatrisë Forenzike në Prishtinë.Ndaj këtij aktvendimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej 8 ditësh nga pranimi i tij.
Ndryshe, Gjykata e Apelit në korrik të vitit të kaluar e kishte kthyer në pikën zero rastin e njohur si “Syri i Popullit”, dhe pas rigjykimit, PSRK-ja kishte paraqitur propozim për shqiptimin e masës së trajtimit të detyrueshëm ndaj Murat Jasharit, raporton “Betimi për Drejtësi”.PSRK më 27 tetor 2020 kishte ngritur një propozim për shqyrtimin e masës së trajtimit të detyrueshëm psikiatrik me ndalim ndaj të pandehurit Murat Jashari.Sipas këtij propozimi, me 13 mars 2017, në ora 7:50 në rrugën Hajdar Dushi në Prishtinë, Jashari duke qenë në gjendje të pa aftësisë mendore dhe duke mos i kontrolluar veprimet e veta për shkak të çrregullimit skizoafektiv-maniakal me karakter të përhershëm me psikopatologjik të shkallës nga mesatarja në të rëndë, ka tentuar që ta privoj nga jeta të dëmtuarin Azem Vllasi.
Sipas propozimit, Jashari duke e konsideruar Vllasin si tradhtarë për shkak të qëndrimeve të tij lidhur me demonstratat viti 1981 dhe çështjeve kombëtare, fillimisht ka shkuar në zyrën e tij ku është interesuar për të dëmtuarin ta angazhojë si avokat në një çështje civile, ndërsa i dëmtuari i ka thënë se nuk merret me çështje civile dhe i ka thënë “prit pak ta jap një numër të një avokati tjetër”.Në këtë moment, i pandehuri sipas propozimit, e ka nxjerrë pistoletën e tij dhe ia ka drejtuar në ballë të dëmtuarit dhe gjatë kacafytjes mes tyre, Jashari e ka qëlluar në pjesën e majtë të kraharorit Vllasin, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.
Pasi ishte larguar nga vendi i ngjarjes, Policia e Kosovës e kishte arrestuar Jasharin rreth orës 12:00, në motelin “Fontana” në Prishtinë, me ç’rast tek i njëjti ishte gjetur edhe një revole e tipit Crvena Zastava.Ndryshe, ky rast ishte kthyer në rigjykim nga Gjykata e Apelit në korrik të këtij viti.Në këtë rast për vepra penale kundër rendit kushtetues dhe vepra të tjera penale, akuzoheshin Sadri Ramabaja, Murat Jashari, Ragip Sallova, Avni Llumnica, Bexhet Luzha, Halim Halimi, Bajrush Konjusha dhe Rexhep Topllana, mirëpo të njëjtit tashmë nuk do të gjykohen për këto vepra penale, pasi që pas aktvendimit të Apelit, Prokuroria Speciale ka përpiluar aktakuzë të re.Sipas aktakuzës së re të akuzuar janë vetëm Sadri Ramabaja, Avni Llumnica dhe Bajrush Konjusha, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Llumnica akuzohet se në bashkëkryerje me Murat Jasharin kishin tentuar të privojnë nga jeta, Azem Vllasin.Ramabaja akuzohet se kishte ndihmuar Llumnicën dhe Jasharin të kryejnë atentat ndaj të dëmtuarit Azem Vllasi, ndërkaq Bajrush Konjusha akuzohet për veprën penale të armëmbajtjes.Ky rast është i njohur me emrin “Syri i Popullit” kishte filluar sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), më 27 shkurt 2018.Avni Llumnica, Ragip Sallova, Sadri Ramabaja, Sabit Berisha, Behxhet Luzha, Halim Halimi, Bajrush Konjusha, Lirije Luzha dhe Rexhep Topllana akuzoheshin për vepra të ndryshme penale.Sipas kësaj aktakuze, i pandehuri Avni Llumnica me dashje që i akuzuari Murat Jashari të vriste për hakmarrje të dëmtuarin Azem Vllasin, i kishte dhënë ndihmë Jasharit në kryerjen e veprës penale.
Llumnica thuhet se më 6 mars 2017, e kishte sjell nga Zvicra në Kosovë të akuzuarin Murat Jashari, e kishte ftuar në shtëpinë e tij, ndërsa një ditë më vonë e kishte dërguar në motel “Fontana” në Veternik, ku ia kishte paguar edhe fjetjen në këtë motel.Ndërsa, sipas pretendimeve të Prokurorisë, kur i pandehuri Murat Jashari kishte kryer vepër penale ndaj Azem Vllasit, ai bashkë me të akuzuarin Llumnica ishin takuar në qytet dhe pasi që kishin dashur të largoheshin për në shtetin e Zvicrës në orën 12 të mbrëmjes ishin arrestuar nga Policia e Kosovës.Me këtë, Llumnica akuzohej se kishte kryer veprën penale “ hakmarrje në ndihmë” nga neni 396 I KPRK-së.Llumnica sipas kësaj aktakuzë sa ishte në Qendrën e paraburgimit në Lipjan më 16 maj 2017 thuhet se duke përdorur kanosjen dhe forcën ka dhunuar të dëmtuarin N.Z duke e futur në banjo të dhomës së paraburgimit dhe duke e detyruar të njëjtin që t’i bëj seks oral. Sipas akuzës Llumnica edhe para se të ndodhte rasti disa ditë më parë e kishte ngacmuar seksualisht të dëmtuarin në fjalë.
Llumnica akuzohej për veprën penale “dhunim” nga neni 230 i KPRK-së.Të pandehurit Murat Jashari, Avni Llumnica, Ragip Sallova, Sadri Ramabaja, Rexhep Topalla, Bajrush Konjusha, Sabit Berisha, Halim Halimi, Bexhet Luzha dhe Lirije Luzha, pretendohet se më 15 maj 2017, siç thuhet në aktakuzë, ishin pjesë e organizatës kriminale “Syri i Popullit”, me të ashtuquajturin ‘Avni Rrustema’ diku në një shtet të Evropës kishin filluar aksionet e kundërligjshme me qëllim që të destabilizonin ose shkatërronin strukturat themelore politike, ekonomike dhe kushtetuese të Republikës së Kosovës.Sipas aktakuzës, të njëjtit thuhet se kishin planifikuar sulme dhe vrasje ndaj personaliteteve të lartë shtetëror të konsideruar si ish funksionarë të viteve 1980-1991 si tradhtar të vendit. Këto sulme, sipas aktakuzës, ata kishin planifikuar t’i kryenin ndaj Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli, ish-kryeministrit Isa Mustafa, ish-ministrit Hajredin Kuçi, Xhavit Haliti, Fatmir Limaj duke vazhduar me komandantë të luftës së UÇK-së, drejtorin e ATK-së, klerikët fetarë etj.Sipas akuzës, ky grup me qëllim të vrasjes së këtyre personave që i konsideronin si tradhtar kishin themeluar fondin “Liria e Atdheut” dhe si organizatë “Syri i Popullit” kishin një strukturë të ndarë në bazë të hierarkisë, kishin emra të koduar dhe detyra të ndara thuhet ndër tjera në aktakuzë.Ndërsa, i pandehuri Murat Jashari thuhet se kishte tentuar të vriste Azem Vllasin si ish-funksionar i cili sipas tyre ishte vlerësuar si i pari në listën e tradhtarit të vendit.Me këtë, ata akuzoheshin se kishin kryer veprën penale “përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës” nga neni 144 I KPRK-së.
I pandehuri Bajrush Konjusha, akuzohej edhe për veprën penale “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve “pasi që me rastin e bastisjes në shtëpinë e tij ishte konfiskuar një pistoletë e gazit dhe një pushkë ajrore me diabolla 250 copë.Ndërsa, Murat Jashari nga PSRK-ja, ngarkohej me veprat penale “hakmarrja” dhe “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.Prokuroria e akuzonte Jasharin që duke qenë në gjendje të paaftësisë mendore për t’i kuptuar dhe kontrolluar veprimet e veta për shkak të sëmundjes nga çrregullimi skizoafektiv-tipi maniak, me karakter të përhershëm, më 13 mars 2017 ka shkuar në banesën e të dëmtuarit Azem Vllasi në Prishtinë, që ta privojë nga jeta si ish-udhëheqës i lartë i LKJ-së dhe ish-udhëheqës i Kosovës, duke e konsideruar të njëjtin si tradhtar për shkak të qëndrimeve të tij lidhur me demonstratat e vitit 191 dhe çështjes kombëtare.Tutje, në aktakuzë thuhet se Jashari, fillimisht është interesuar që Vllasin ta angazhojë si avokat në çështje civile, ndërsa ai i ka thënë se nuk merret me çështje civile, duke e sugjeruar të drejtohet te një avokat tjetër dhe pas kontaktit të dytë me të, i akuzuari e ka nxjerrë pistoletën e tipit “Crvena Zastava”, me shurdhues duke ia drejtuar në ballë të dëmtuarit.Me tej, prokuroria pretendon se Vllasi ia ka kapur pistoletën Jasharit dhe e ulur, që ka ndikuar që plumbi ta godet Vllasin në pjesën e majtë të kraharorit, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore. Pas kësaj, Jashari kishte tentuar edhe njëherë të shkrep me armë në drejtim të viktimës por Jasharit iu kishte bllokuar arma dhe më pas ishte larguar nga vendi i ngjarjes, për tu takuar me të pandehurin Avni Llumnica, për tu arrestuar nga polica në motel “Fontana”, në Veternik.
Sipas aktakuzës, pasi policia kishte bërë një kontroll në motel “Fontana”, te Jashari ishte gjetur dhe konfiskuar një pistoletë e tipit “Crvena Zastava”, model 70 e kalibrit 70-65 mm, me shurdhues dhe një karikator me 7 fishekë, që e ka përdorur pa leje.Sipas kësaj aktakuze Gjykata Themelore në Prishtinë, udhëhequr nga Kryetarja e trupit gjykues, Naime Krasniqi – Jashanica dhe gjykatësit Vesel Ismajli dhe Valbona Musliu – Selimaj, kishin marrë aktgjykim em të cilin të akuzuarit i kishte shpallur fajtorë.Sadri Ramabaja, Murat Jashari, Ragip Sallova, Avni Llumnica, Bexhet Luzha, Halim Halimi, Bajrush Konjusha dhe Rexhep Topllana, në janar të vitit 2020 ishin shpallur fajtorë për vepra penale kundër rendit kushtetues dhe vepra të tjera penale.Avni Llumnica për veprën penale të hakmarrjes është dënuar me 3 vjet burg, për dhunim 1 vit, kurse për shkak të veprave terroriste 10 vjet burg, kurse më pas ndaj tij është shpallur dënim unik prej 12 vjetësh burgim. Atij do t’i llogaritet edhe koha në paraburgim dhe i konfiskohet vetura “BMË”, me targa te huaja.Për vepra penale terroriste, Sadri Ramabaja ishte dënuar me 5 vjet burg, kurse për të njëjtën vepër penale, i akuzuari Ragip Sallova ishte dënuar me 4 vjet burg, ndërsa Rexhep Topllana ishte dënuar me 2 vjet.Murat Jashari për shkak të gjendjes së tij, gjykata i kishte shqiptuar atij trajtim të detyrueshëm psikiatrik në kohëzgjatje prej 10 vjetësh.Behxhet Luzha për mos lajmërim të veprës penale ishte dënuar me 2 vjet burg.Halim Halimi dhe Bajrush Konjusha ishin dënuar me nga 3 vjet burg. Përveç me burg, Konjusha me 300 euro gjobë për armëmbajtje pa leje.Për të akuzuarit Sabit Berisha dhe Lirije Luzha ishte refuzohuar aktakuza, pasi që prokurori kishte hequr dorë nga ndjekja penale.Por me konstatimet e Gjykatës Themelore nuk ishte pajtuar Gjykata e Apelit, e cila cështjen e kishte kthyer në rigjykim, madje kishte kërkuar që rasti të kthehet nga shqyrtimi fillestar për shkak të shkeljeve të paevitueshme.Në aktvendimin e Apelit thuhet se “cështja penale kthehet në rivendosje për tu proceduar nga shqyrtimi fillestarë dhe pas rregullimit të aktit akuzues”.Ky aktevendim kishte bërë që Prokuroria Speciale të paraqes pas disa muajve një aktakuzë të rë dhe me shumë ndryshime.Sipas aktakuzës së datës 27 tetor 2020, Sadri Ramabaja, Avni Llumnica dhe Bajrush Konjusha jan të vetmit të akuzuar në këtë rast.
Kjo pasi që PSRK heqë dorë nga vepra penale kundër rendit kushtetues respektivisht nga dyshimi për ekzistimin e një grupi kriminal “Syri i Popullit”.Me aktakuzën e re Llumnica akuzohet se në bashkëkryerje me Murat Jasharin kishin tentuar të privonë nga jeta, Azem Vllasin.Ramabaja akuzohet se kishte ndihmuar Llumnicën dhe Jasharin të kryejnë atentat ndaj të dëmtuarit Azem Vllasi, ndërkaq Bajrush Konjusha akuzohet për veprën penale të armëmbajtjes.Lidhur me akuzën ndaj Murat Jasharit, sipas vendimit të Apelit, meqenëse i njëjti vuan nga sëmundje mendore, rasti i tij është delegjuar në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, e cila ka ushtruar propozim për caktimin e masës së trajtimit të detyrueshëm psikiatrik