Murati: 300 milionë euro po presin, ju lus t’i votoni marrëveshjet ndërkombëtare

Prishtinë | 25 Pri 2024 | 13:24 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka kërkuar nga deputetët e opozitës që t’i votojnë marrëveshjet ndërkombëtare, pasi siç tha janë bllokuar 300 milionë euro, raporton Ekonomia Online.

Murati ka theksuar se këto mjete janë bllokuar me bojkotin e votimit të marrëveshjeve në Kuvend nga ana e disa partive opozitare.

“Janë diku rreth 300 milionë euro vlerë në marrëveshjet ndërkombëtare që po presin ratifikimin nga Kuvendi. E di se disa Grupe Parlamentare kanë shprehur mbështetjen. Por iu isha lutur që si Kuvend ta kryeni obligimin. Janë 300 milionë euro që po presin”, ka thënë Murati.

Marrëveshjet ndërkombëtare nuk janë votuar që një kohë fillimisht nga tri partitë opozitare, PDK-LDK-AAK, e më pas dy të fundit ishin shprehur se do të votonin ndërsa PDK-ja ka vazhduar ta bojkotojë votimin e tyre.

Të ngjashme