Murati citon raportet e Freedom House ku i përmend Thaçin e Haradinajn, i reagon Abelard Tahiri

Prishtinë | 02 Maj 2024 | 12:55 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri dhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, kanë pasur një përplasje mes vete për gjetjet e raportit të Departamentit amerikan të Shtetit, raporton Ekonomia Online.

Në seancën plenare ku po diskutohet ky raport, Tahiri tha se pesë ministra të Qeverisë Kurti janë nën korrupsion.

“Pesë ministra janë nën korrupsion, pra ky është një lajm ndërkombëtar për Kosovën. Pesë ministra të kësaj qeverie, ne mundemi me trajtu si të doni, ndashi u hudh kallëzimi penal, ndashi nuk u hudh. Në anën tjetër, Bota e sheh si qeveri të korruptuar me pesë ministra të zhytur në afera korruptive”, tha ai.

Por për këtë reagoi vetë ministri Hekuran Murati, teksa citon raportet e mëhershme të Freedom House, ku i përmend Thaçin e Haradinajt.

“Unë nuk e kontestova raportin e DASh-it, vetëm konstatova dhe i falënderova vlerësimin që e kanë bërë që është përgjysmuar korrupsioni. Më lejoni te tregoj se çka ka thënë raporti Freedom House më herët kur ju keni qenë në Qeveri. ‘Ka thënë se Thaçi e Haradinaj janë figura të lidhura me krimin e organizuar dhe korrupsion’, me emër mbiemër është përmendur”, u shpreh ai.

Të ngjashme