Murati: Dërgimi i Statutit të Asociacionit direkt në Bruksel, e vë Kosovën para aktit të kryer

Prishtinë | 07 Gus 2018 | 10:14 | Nga

Analisti Artan Murati ka thënë sot se dërgimi i Statutit Asociacionit të Komunave Serbe direkt në Bruksel, pa u shqyrtuar fare në Prishtinë e vë Kosovën pothuajse para aktit të kryer.

Murati në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se epilogu final do të jetë një katrahurë politike e sociale.

Lexoni të plotë postimin e Muratit në Facebook:

Sot filloj dita me lajmin se Statuti i Asociacionit te Komunave Serbe shkon direkt në Bruksel, pa u shqyrtuar fare në Kosovë. Ky veprim e vë Kosovën pothuajse para aktit të kryer. Kuvendi ka ratifikuar Asociacionin, që do të thotë nuk ka më punë me këtë marrëveshje. Shpresa e vetme ka qenë Gjykata Kushtetuese dhe konfirmimi që ky Statut është në përputhje të plotë me Kushtetutën e vendit.

Po m’duket po i shoh liderët e shtetit të Kosovës e Serbisë: kosovarët tu u mburrë që Kosova nuk ndahet, serbët tu u mburrë që u bë Asociacioni. Epilogu final i kësaj marrëveshje – katrahurë politike e sociale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme