Murati dhe Vitia do të raportojnë sot në komisionin për të drejtat e njeriut

Prishtinë | 10 Kor 2024 | 07:51 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Financave, Hekuran Murati dhe ai i Shëndetësisë, Arben Vitia, do të raportojnë sot në Komisionin për të Drejtat e Njeriut lidhur me plotësimin apo ndryshimin e Rregullores për Përbërjen, Funksionimin, Përgjegjësitë e Komisionit Vlerësues dhe Përcaktimin e Procedurave për Njohjen e Statusit dhe të Drejtave të Personave Praplegjik dhe Tetraplegjik, ose nxjerrjen e Rregullores së re.

Mbledhja e komisionit do të nisë në ora 13:00.

“Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitiasi dhe drejtori i Shoqatës HANDIKOS, raportojnë në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, lidhur me plotësimin apo ndryshimin e Rregullores për Përbërjen, Funksionimin, Përgjegjësitë e Komisionit Vlerësues dhe Përcaktimin e Procedurave për Njohjen e Statusit dhe të Drejtave të Personave Praplegjik dhe Tetraplegjik, ose nxjerrjen e Rregullores së re. (Kuvendi i Kosovës, salla N10)”

Të ngjashme