Murati: Dita-ditës po rritet numri i bashkatdhetarëve që po kthehen të investojnë e punojnë në Kosovë

Prishtinë | 09 Qer 2024 | 23:26 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati, përmes një postimi në rrjetin e tij në Facebook ka thënë se numri i bashkatdhetarëve që po kthehen të investojnë e punojnë në Kosovë po rritet dita-ditës.

Sipas tij, kjo po vërehet në të gjitha sektorët.

“Duke filluar nga shërbimet digjitale, energjia e ripërtërishme, e deri te bujqësia”, tha Murati.

Ai theksoi se së shpejti do të lansohet një instrument i ri, që do të mundësojë katalizimin dhe rritjen e mëtutjeshme të investimeve të mërgatës.

“Sepse bashkatdhetarët tanë e njohin potencialin zhvillimor të vendit më mirë se cilido investitor tjetër i huaj. Qeveria për zhvillim!”, u shpreh Murati.

Të ngjashme