Valon Murati, ministër i Diasporës nga Lëvizja për Bashkim thotë se është pro dërgimit të marrëveshjes së demarkacionit në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit.
Ai dyshon se qeveria i ka numrat për të ratifikuar marrëveshjen.
Ai ka theksuar se mendon që marrëveshja e demarkacionit duhet të shkojë në Arbitrazh për shkak të situatës së paqartë të krijuar në vend.
Më 3 gusht do të mbahet një debat për këtë marrëveshje, në të cilën marrin pjesë ekspertë të fushës dhe përfaqësues të shoqërive civile e ata të pozitës e opozitës.
Murati ka apeluar për bashkëbisedim dhe gjetjen e një konsensusi dhe jo të shkohet me luftë politike.
“Për shkak të paqartësive në opinion, për shkak të situatës, që në një formë e ka destabilizuar jetën politike edhe për çështjet që ka shkaktuar, për mosbesimin e madh edhe brenda shoqërisë sonë, kemi konsideruar që puna më e mirë është që kjo çështje të përfundojë në arbitrazh që të kemi një mekanizëm që i besojmë”, ka thënë Murati në Interaktiv të KTV-së.