Murati: FMN-ja e rendit Kosovën ndër vendet me rritjen më të shpejtë ekonomike në vitet e ardhshme

Prishtinë | 07 Kor 2026 | 11:00 | Nga Ekonomia Online

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se Kosova pritet të jetë ndër vendet me rritjen më të shpejtë ekonomike gjatë viteve të ardhshme, duke iu referuar një artikulli të publikuar nga Euronews mbi parashikimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN).

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Murati tha se Euronews ka publikuar një analizë ku, sipas projeksioneve të FMN-së, Kosova renditet ndër ekonomitë me perspektivën më të mirë të rritjes.

“Euronews sot ka publikuar një artikull ku tregon se sipas FMN-së, Kosova pritet të jetë ndër top vendet me rritjen ekonomike më të shpejtë gjatë viteve të ardhshme”, ka shkruar Murati.

Të ngjashme