Ministri në detyrë i Diasporës, Valon Murati ka ftuar të gjithë bashkatdhetarët në diasporë me të drejtë votë që të regjistrohen deri më 23 gusht në mënyrë që të realizojnë të drejtën e tyre të votimin në zgjedhjet lokale të 22 tetorit.
“Të dashur bashkatdhetarë, ju ftoj të gjithë ju me të drejtë vote të regjistroheni deri më 23 gusht në mënyrë që të realizoni të drejtën e juaj për votim jashtë vendit në zgjedhjet lokale të 22 tetorit”, ka shkruar Murati në profilin e tij në Facebook.