Pas përfundimit të mbledhjes së Qeverisë, Ministri i Financave dhe Transfereve Hekuran Murati ka mbajtur konferencë për medie, raporton Ekonomia Online.
Murati tha se gjithë mjetet e ndara nga Qeveria do të ndikojnë në mirëqenien e qytetarëve.
Sipas tij, se nga ky vit do të fillojë edhe implementimi i shtesave për fëmijët.
“Kishim një sërë pikash të ndikojnë në mirëqenien e qytetarëve dhe kishte ndarje të mjeteve në vlerë prej 40 milionë euro. Nga ky vit fillon shtimi i shtesave për fëmijët”.
“Jemi të përkushtuar që të vazhdojmë ke këtë ritëm qe secili prej nesh ta tejkalon këtë situatë sa më lehtë”.