Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, po vlerëson se sjelljet e politikanëve kanë shumë rëndësi edhe në sjelljen qytetarëve sidomos të të rinjve.
Murati në një intervistë për Ekonomia Online, shtoi se politikanë ndërtojnë kulturë e cila funksion në shoqëri.
Duke iu referuar rastit të fundit të vrasjes së 18 vjeçares, e shumë teksteve të këngëve ku promovohet dhuna, ai thotë se gjuha politike kanë ndikuar në tensione në shoqëri.
“Në përgjithësi të sjelljes shoqërore dhe politika ka një rëndësi të madhe në mënyrën sesi kokrrizohet sjellja e një shoqërie sepse ajo është përgjegjëse jo vetëm për ndërtimin e institucioneve, por përmes tyre edhe një kulturë e cila funksionon në shoqëri”.
“Tash ka pasur shumë reagime për dështimin e organeve të drejtësisë në rastin e vrasjes së Marigonës, por edhe në raste të tjera, ka pasur edhe debate me të drejtë deri për tekstet e këngëve, ku një pjesë e tyre promovohet dhuna, unë mendoj që viteve të fundit gjuha politike, ndarja e njerëzve në patriot dhe tradhtarë, linçimi i njerëzve ndikojnë në një tension të shoqërisë”.
Sipas tij, ekziston një lidhje direkte e gjuhës së përdorur nga politikanët dhe kriminalitetit në përgjithësi.
Krejt kjo ngase siç thotë ai një politikan i fortë e me gjuhë të ashpër ndaj kundërshtarëve politik, i cili nuk zgjedh mjete për të ardhur në pushtet bëhet model për të rinjtë.
“Unë e shoh një lidhje direkte viteve të fundit, me rritjen e dhunës direket, kriminalitetin në përgjithësi dhe kësaj gjuhe politike, pran një politikan i fortë i cili realisht ka një gjuhë të ashpër ndaj kundërshtarëve politik, i cili nuk zgjedh mjete për të ardhur në pushtet në këtë drejtim ai bëhet një lloj modeli për të rinjtë, dhe kështu shtrihet ky lloj mentaliteti në gjithë shoqërinë”.