Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka thënë se janë të pasakta deklarimet për bllokim të llogarive ndaj komunave, raporton Ekonomia Online.
“Kushdo që pretendon se Qeveria bllokon llogari të komunave, gënjen. Qeveria nuk bllokon llogari, e aq më pak komunave. Ankesat janë bërë në adresë të gabuar dhe po shfrytëzohen për sulme ndaj qeverisë”.
“Qeveria nuk bllokon llogari, bllokimet bëhen nga përmbaruesit dhe nga vendimet e formës së prerë nga gjykata. Çfarëdo pulitke që e kemi ndërmarrë, kemi shtuar edhe buxhetin përkatës”, ka thënë ministri.