Murati merret me pagat në kohën e Haradinajt

Prishtinë | 02 Nën 2024 | 14:38 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka zgjedhur të merret sot me pagat në kohën e qeverisjes së Ramush Haradinajt, një ditë pasi Zyra Kombëtare e Auditimit ndërhyri në një raport të saj pas vërejtjes së Hekuran Muratit se është bërë një “lëshim teknik” për çështjen e parave të shpenzuara për karburant të veturave.

Murati publikoi dy vendime për pagat gjatë kohës kur kryeministër i vendit ishte Ramush Haradinaj, ndërkaq Bedri Hamza ishte ministër i Financave.

“Kur jemi te pagat, a e dini se sa janë rritur pagat në qeverisjen PDK-AAK-Nisma, kur Kryeministër ishte Ramush Haradinaj, dhe Ministër i Financave ishte Bedri Hamza? Me datë 20 dhjetor 2017: – Rritje e pagave për 100%, për të gjitha pozitat e kabinetit qeveritar, sistemin prokurorial dhe sistemin gjyqësor. Me datë 12 janar 2018: – Rritje e pagave për 4%, për shërbyesit publikë. Premtimet e tyre tashmë i dini, por edhe veprimet kur ata ishin në pushtet, ua kemi parë. Më poshtë i keni edhe vendimet përkatëse”, shkroi ai në një postim në Facebook.

Zyra Kombëtare e Auditimit ndërhyri dje në raportin për vitin 2023, pasi Murati tha se rreshti se niveli qendror ka shpenzuar 31 milionëve për karburant të veturave “duhet të jetë ndonjë lëshim teknik”.

Të ngjashme