Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur për të enjten seancën e radhës, në të cilën është ftuar në interpelancë ministri Hekuran Murati, raporton Ekonomia Online.
Lajmin e ka bërë të ditur Besnik Tahiri, anëtar i Kryesisë së Kuvendit të Kosovës nga radhët Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Ai ka folur edhe për mosekzekutimin e pagave të gërvishtësve, duke e quajtur këtë si absurde.
“Është vendosur për interpelancën për ministrin e Financave, Hekuran Murati, që ndërlidhet me vendimin e tij arbitrar për ndalimin e pagave dhe po ashtu për ndërhyrjen në autonominë e komunave në listën e pagave”, tha Tahiri.
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së ka kritikuat “ndërhyrjen flagrante” të Qeverisë në, siç ka thënë ai, cenimin e kontratave të punës së shërbyesve civilë.
“Ajo që po ashtu dua të them ka të bëjë me Ligjin e miratuar në qeveri për Zyrtarët Publikë. Kemi të bëjmë me një ndërhyrje flagrante në stafin dhe shërbyesit civilë përmes cenimit të kontratave të tyre”, deklaroi Tahiri.