Murati njofton se ka procesuar transferin e pagave dhe shtesat

Prishtinë | 27 Dhj 2024 | 20:12 | Nga Ekonomia Online

Ministri Hekuran Murati ka njoftuar se pas një pune maratonike të stafit në MFPT sot ka procesuar transferin e pagave dhe shtesat.

Në një postim në rrjetin social Facebook, ai ka thënë se pagat janë procesuar për shërbyesit publikë, shtesën e njëhershme prej 100 euro për të gjithë fëmijët 0-16 vjeç që marrin shtesa, si dhe shtesën e njëhershme prej 100 euro për të gjithë përfituesit e skemave pensionale, përfshirë edhe skemat e kategorive të luftës.

“Mbi 400 mijë fëmijë përfitues, rreth 300 mijë pensionmarrës përfitues, dhe mbi 83 mijë shërbyes publikë. Gjithsej 140 milionë euro në një ditë të vetme.  Falënderoj stafin e MFPT që janë angazhuar për ta bërë të pamundurën për të ekzekutuar gjithçka brenda ditës, e gjithashtu edhe BQK-në për zgjatjen e sesionit të pagesave, ashtu që transferet të kryheshin para fundjavës. Varësisht nga banka ku keni llogarinë, do të pranoni edhe mjetet në llogari, disa më herët e disa më vonë, por e rëndësishme që transferi tashmë është ekzekutuar.  Fundjavë të mbarë!”, ka shkruar Murati.

Të ngjashme