Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka reaguar përmes një postimi në Facebook, duke akuzuar opozitën se ka refuzuar miratimin e disa vendimeve të rëndësishme financiare.
Sipas tij, opozita nuk votoi buxhetin prej 4 miliardë eurosh për vitin 2026, marrëveshjet ndërkombëtare në vlerë prej 1 miliard euro, si dhe buxhetet e tri komunave për vitin 2025, përfshirë edhe buxhetin e RTK-së.
Murati ka thënë se ky refuzim nuk lidhet me kundërshtime ndaj përmbajtjes, por me qëllimin për të bllokuar shtetin dhe për t’i shkaktuar probleme qeverisë.