Murati: Opozita nuk po e ndihmon qytetarin, s’po e voton marrëveshjen për skemën sociale

Prishtinë | 26 Maj 2022 | 10:51 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka reaguar ndaj deklarimeve të opozitës, se Qeveria nuk ka bërë asgjë, prandaj kërkohet tërheqja e Trustit. Ai në seancën e sotme, ka thënë se detyrë e Qeverisë është t’i mbështesë familjet me raste sociale, raporton Ekonomia Online.

Shefi i kuletës së shtetit, ka thënë se opozita po e refuzon ndihmën për qytetarët, i cili përmendi dështimin e marrëveshjes për skemën sociale.

“Në vazhdimësi po thuhet që qeveria s’ka bërë asgjë prandaj duhet tërhequr trusti. Në krizë të tillë detyrë e qeverisë t’i mbështesë ata që kanë nevojë rastet sociale. Për tërë vitin Qeveria ka rritur buxhetin për raste sociale 30 për qind. Është mbështetja për familjet me asistencë sociale. Kur po folim se kush ka nevojë ju po refuzoni marrëveshjen e skemës sociale. Ndihmojeni qytetarët, votoni marrëveshjen. Ne kemi sjellë ligjin për pagë minimale, dhe është refuzuar. Kemi me sjellë ligjin e pagave edhe keni me kundershtu. Kur vjen çështja me i mbështet qytetarët ju refuzoni. Tendenca juaj është me i kundërshtuar që qeveria s’po kryen punë”, tha Murati.

Të ngjashme