Murati: Opsioni i vetëm për nënkryetar është Nenad Rashiq, nuk ka shkelje të rregullores

Prishtinë | 28 Gus 2025 | 15:08 | Nga Ekonomia Online

Ministri në detyrë, Hekuran Murati, ka deklaruar se për pozitën e nënkryetarit të Kuvendit opsioni i vetëm që mbetet është Nenad Rashiq, duke theksuar se nuk ka pasur shkelje të rregullores, raporton Ekonomia Online.

“Nuk kemi votë për as një deputet të Listës Serbe, prandaj opsioni i vetëm që mbetet për nënkryetar për ne është Nenad Rashiq. Për cilin janë deputetë e opozitës, a janë për dikë nga Lista Serbe apo për Nenad Rashiq. Nuk është shkelje e rregullores,” ka thënë Murati.

Të ngjashme