Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se të enjten e 15 shkurtit, të gjithë pensionistët serbë të Kosovës do t’i marrin pensionet nga Thesari i vendit në llogaritë e tyre bankare, ashtu siç ka ndodhur çdo muaj, përcjell Reporteri.net.
Murati, në platformën X ka thënë se të njëjtat llogari mund të përdoren gjithashtu për të marrë ndihma nga Serbia.
Sipas tij, Beogradi dëshiron ta vazhdojë mënyrën e vjetër të transferimit të parave, duke mos ua ditur prejardhjenNesër të gjithë pensionistët serbë të Kosovës do ta marrin pensionin nga Thesari i Kosovës në llogarinë e tyre bankare, ashtu siç bëjnë çdo 15 të çdo muaji. Të njëjtat llogari mund të përdoren për të marrë ndihmë nga Serbia. Por Beogradi dëshiron të vazhdojë transferimet e parave të pagjurmueshme”, ka shkruar ai.