Murati për aksionin e djeshëm në veri: Dyshohet se po zhvilloheshin aktivitete financiare pa licensë

Prishtinë | 21 Maj 2024 | 12:01 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se aksioni i Policisë së Kosovës në komunat veriore të vendit, i zhvilluar të hënën, ka qenë veprim i bazuar në ligjshmëri, raporton Ekonomia Online.

Murati, pas mbledhjes së Qeverisë së martën, ka thënë se ka pasur dyshime se po zhvilloheshin aktivitete financiare pa licensë.

“Ne sigurohemi për zbatimin e ligjshmërisë për fushën financiare. Ka pasur dyshime të bazuara që po zhvillohen aktivitete financiare në kundërshtim me ligjin. Dyshimi i bazuar ka qenë që është zhvilluar aktivitet pa licensa. Sa i përket reagimit nuk jam ne dijeni për detaje, por çdo veprim është i bazuar në ligjshmëri”, tha Murati.

Të hënën, autoritetet e Kosovës zhvilluan operacion në veri, ku mbyllën gjashtë objekte të Bankës Kursimore të Postës dhe Bankës Popullore të Serbisë, që operonin në komunat veriore.  

Policia e Kosovës konfiskoi 1.6 milion euro, 74 milionë dinarë, mbi 19 mijë franga dhe rreth 14 mijë dollarë. Për këtë aksion ka reaguar edhe Departamenti Amerikan i Shtetit, të cilin e cilësoi si të pa koordinuar me aleatët dhe që përshkallëzon tensionet në atë pjesë.

Të ngjashme