Murati për ndarjen e 50 eurove: Qeveria është punëdhënësi i sektorit publik, pagat në sektorin privat s’rriten nga ne

Prishtinë | 27 Jan 2023 | 12:44 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Ministri i Financave, Punës dhe Transferev, Hekuran Murati, ka thënë se ndarja e 50 eurove për sektorin publik, është bërë për shkak se Qeveria është punëdhënësi i këtij sektori, raporton Ekonomia Online.

Murati tha se këtë praktikë duhet ta ndjek edhe punëdhënësi i sektorit privat.

“Ne kemi pasur pako mbështetëse në vazhdimësi, qoftë për sektorin privat, qoftë për sektorin publik. Sa i përket sektorit publik, shteti i Kosovës është punëdhënësi dhe paga rritet nga punëdhënësi. Dhe ne si Qeveri sa i përket sektorit privat kemi pasur masën mbështetëse”, tha ai.

Murati tha se Qeveria nuk mund t’i rris pagat në sektorin privat, por që thotë se kanë ofruar mbështetje për ketë sektor.

“Rritja e pagave si e tillë, sepse shpesh dëgjojmë se qysh Qeveria nuk po i rrit pagat në sektorin privat, paga në sektorin privat rritet nga punëdhënësi. Unë si ministër kam bërë thirrje që punëdhënësit në sektorin privat t’i rrisin pagat sepse ka mundësi që t’i rrisin pagat dhe kam thënë se në si Qeveri do t’i mbështesim ata që rrisin pagat. Rritja e pagave vjen nga punëdhënësi”, u shpreh ai.

Të ngjashme