Murati për raportimet se do të ekzekutohet paga e 13-të: Lajmet e rreme nuk kalojnë

Prishtinë | 10 Dhj 2025 | 15:40 | Nga Ekonomia Online

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati ka reaguar ndaj raportimeve se “Qeveria Kurti pritet të ekzekutojë para zgjedhjeve pagën e 13-të për punonjësit e shtetit”, duke thënë se lajmet e rreme nuk kalojnë dhe se paga e 13-të është e paraparë në ligjin e buxhetit për vitin 2026-të.

“Lajmet e rreme nuk kalojnë! Paga e 13-të është e paraparë në ligjin e buxhetit për vitin 2026. Por siç e dinë të gjithë, ligjin e buxhetit për vitin 2026 nuk e votuan PDK/LDK/AAK-Nisma. Është për keqardhje që në mungesë të një programi të mirëfilltë, krejt çka u ka mbetur opozitës dhe portaleve të tyre, janë rrenat e vazhdueshme, me shpresën se diçka mbetet, dhe kësisoj gjenerojnë pakënaqësi ndaj qeverisë. Për çfarëdo lajmi a vendimi, Qeveria çdoherë i ka njoftuar qytetarët në mënyrë transparente. Prandaj nëse shihni çfarëdo njoftimi që ka të bëjë me Qeverinë, mos u besoni pa e verifikuar fillimisht nëse diçka e tillë është thënë nga kanalet zyrtare të Qeverisë”, ka shkruar Murati.

Të ngjashme