Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, në konferencë për media pas mbledhjes së qeverisë ka thënë se për tri vite, ekzekutivi ka bërë me shumë se sa gjitha qeveritë së bashku për punësimin e të rinjve e të rejave, raporton Ekonomia Online.
Murati ka përmendur platformën “Superpuna”, për të cilën tha se kanë arritur të hapen 65 mijë vende të reja të punës. Ai përmendi edhe masat subvencionuese që kanë ndërmarrë si ekzekutiv.
“Sot është një ditë e shënuar, përgjatë këtyre tri viteve jemi munduar që t’i qëndrojnë besnik sloganit ‘drejtësi dhe punësim’. Sa i përket punësimit, si Qeveri për këto tri vite kemi bërë më shumë se gjitha qeveritë bashke. Sa i përket masave, ‘Supërpuna’, për 11 muaj kanë arritur që të punësohen 9 400 të reja e të rinj edhe ndarja në bazë gjinore është 50-50. Masa tjetër e punësim direkt kishte të bënte me punësim e grave, nga masë 1.3 është mbështetur punësim i 5 mijë grave. Masa 1.7 ka pasur mbështetje të të rinjve që ka rigjeneruar mbi 1 mijë vende të punës. Nëse marrim vetëm këto mase që bëhet fjalë mbi 20 mijë vende të reja të punës. Ka edhe shumë masa tjera që kanë ndikuar që të rritet punësimi. Nëse shohim statistikat nga një shkurti i viti 2021, bëhet fjalë për 9 mijë vende të reja punës në sektorin e prodhimit të shtuara. Kemi 65 mijë vende te reja të punës”, tha ai.