Valon Murati nga Lëvizja për Bashkim duke e komentuar 25 vjetorin e çlirimit të Kosovë dhe hyrjen e UÇK-së në Prishtinë. Ai thotë se 25 vjet më parë gjërat nuk kanë qenë të polarizuara sikurse sot. Atëher sipas tij, të gjithë kanë qenë pjesë e një procesi që ishte çlirimi i vendit.
Ai në RTK tha se nga 9 qershori gjatë vendosjes së UÇK-së në Prishtinë. ka pasur edhe incidente sepse forcat serbe ishin akoma në Prishtinë.
“Pra ishte një situatë e tensionuar por jemi munduar gjithnjë që të ruhet popullata e qytetarët të cilët me entuziazëm të madh e kanë pritur hyrjen e daljen publike të njësiteve të UÇK-së në Prishtinë”, tha Murati duke kujtuar datat nga 9 qershori deri me 13 qershor 1999.
Ai ka përmendur emrat e atyre që mungojnë në këto ditë festive të çlirimit të vendit.