Ministri i Ministrisë së Diasporës, Valon Murati, priti në një takim njoftues përfaqësuesit e Lobit Euro-Atlantik Shqiptar, në krye me kryetarin e këtij lobi, Shukri Ymeri.
Me këtë rast, ministri Murati u njoh me punën dhe organizimin e këtij lobi, i cili, sipas kryetarit Ymeri, qëllim parësor ka bashkimin e mërgatës shqiptare. Po ashtu, qëllim tjetër i Lobit Euro –Atlantik Shqiptar është ruajtja dhe avancimi i gjuhës, kulturës dhe i traditës shqiptare.
Një ndër çështjet që u diskutua ishte edhe depolitizimi i diasporës sonë, ndërkaq u kërkua që pjesëtarët e saj të bëhen qytetarë më aktivë në vendet ku jetojnë dhe veprojnë, pse jo të kontribuojnë edhe në aspektin politik.
Në fund të takimit, ministri i Diasporës, Valon Murati, i ofroi bashkëpunim këtij lobi në punën e tij, konkretisht ndihmë diasporës sonë.