Murati: Projektligji për tatimin në pronën e paluajtshme, është i qeverisjes së kaluar

Prishtinë | 10 Kor 2023 | 13:51 | Nga Hasan Hoti

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati, në reagimin e tij, u shpreh se Projektligji për tatimin në pronën e paluajtshme, është i qeverisjes së kaluar dhe se synim kanë lehtësimin e barrës së qytetarëve, raporton Ekonomia Online.

Duke i’u përgjigjur deputetëve të opozitës ai tha se në këtë mes ka kundërthënie, ngase Projektligji është i viti 2008, dhe se ata po dua ta lehtësojnë barrën e qytetarëve.

“Çka ka ndodh me këtë projektligj është i vitit 2018, pra i votuar nga qeverisjet e kaluara, pra ne po mundohemi ta korrigjojmë”.

“Po ka edhe kundërthënie nga opozita. Një deputet i opozitës tha se ‘po dëshironi me i falimentuar komunat’ e një tjetër tha se deri në komunat kanë mbledh 60 për qind më shumë tatim. Cili është duke rrejt këtu, dikush është duke thënë të pavërteta. Nëse duam ta lehtësojmë barrën e qytetarit, duhet ta votojmë këtë projektligj”, tha Murati.

Të ngjashme