Murati thërret konferencë për medie, s’dihet arsyeja

Prishtinë | 29 Gus 2022 | 10:22 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati, do të mbajë konferencë për medie në ora 14:00.

Kështu u bë e ditur përmes një njoftimi për medie nga ky dikaster, teksa nuk është treguar arsyeja e kësaj konference.

“Ju ftojmë që sot në ora 14:00 të merrni pjesë në Konferencën për Media të Ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati. Konferenca për Media do të mbahet sot, më 29 gusht 2022, në ora 14:00, në Ndërtesën e Qeverisë së Kosovës, P32 – salla e konferencave”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme