Ministri i Financave, Hekuran Murati, tha pas mbledhjes së Qeverisë se në fund të muajit shkurt do të dalin pagat e reja, të caktuara sipas koeficientit të ri në ligjin e pagave, të miratuar sot në mbledhjen e Ekzekutivit, raporton Ekonomia Online.
Murati tha në një konferencë për media se beson që dy leximet do të miratohen shpejt në Kuvend.
“Me miratimin e këtij plotësim-ndryshimi të ligjit të buxhetit mund të procedojmë që në fund të muajit shkurt pagat të dalin sipas ligjit të ri”, tha Murati.