Murati i jep mbështetje Vetëvendosjes në zgjedhjet lokale në Prizren, publikohet lista

Prishtinë | 14 Gus 2025 | 10:28 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Financave, Hekuran Murati, u dha mbështetje kolegëve partiakë nga Lëvizja Vetëvendosje kandidatë për zgjedhjet lokale të 12 tetorit në komunën e Prizrenit.

“Cilindo kryetar që e pyet, të tregon se pasja e votave edhe në asamble është poaq e rëndësishme sa edhe vetë fitorja e pozitës së Kryetarit.
Përveçse Artani do të jetë Kryetari i ardhshëm i Prizrenit, është e rëndësishme të votohen masivisht edhe kandidatët tanë për asamble.
E në Prizren më ka ra ti njoh disa prej asambleistëve më aktivë që kam takuar, gjë që besoj se do të vazhdojë edhe mandatin e radhës”, shkroi në Facebook Murati.

Postimi i plotë i Artan Abrashit:

Lista është gati!
45 gra e burra të ndershëm, të përkushtuar, me zemër e mendje për komunën tonë. Zëri i çdo lagjeje dhe çdo fshati – gati të punojnë për një Prizren që funksionon 365 ditë në vit, për të gjithë, pa përjashtim.
Të vetmit ku bartësja e listës është një grua, si dëshmi e qartë për vlerat tona: përfaqësim, barazi dhe besim në aftësinë e grave për të udhëhequr.
Ky është ekipi që do të jetë pranë jush, në terren dhe në Kuvend, për të bërë realitet vizionin tonë.
Bashkë, drejt fitores! #Prizreni365 #ArtanAbrashi #VETËVENDOSJE

Të ngjashme