Me rastin e 7 Marsit, Ditës së Mësuesit, ministri i Diasporës, Valon Murati ka uruar mësimdhënësit e diasporës, duke thënë se përkushtimi i tyre ka mbajtur gjallë mësimin e gjuhës shqipe te fëmijët tanë në diasporë.
“Puna dhe përkushtimi juaj i pashoq është kontribut i jashtëzakonshëm për të ardhmen e fëmijëve dhe atdheut tonë të përbashkët”.
“Ne ju jemi shumë mirënjohës për atdhedashurinë tuaj, të cilën e dëshmoni duke u mësuar fëmijëve gjuhën shqipe, përmes së cilës ata rriten duke e ruajtur identitetin kombëtar”, thuhet në urim.
“Duke ju uruar 7 Marsin, ditën tuaj, dëshiroj të vlerësoj bashkëpunimin tuaj me institucionet e Republikës së Kosovës, duke ju siguruar përkushtimin tonë që të jemi edhe më pranë rrugëtimit tuaj fisnik”, theksohet në urimin e Muratit.