Muriq mbetet një javë jashtë fushës për shkak të lëndimit

Prishtinë | 03 Sht 2022 | 14:47 | Nga Ekonomia Online

Portieri i kombëtares kosovare, Arijanet Muriq ka pësuar një lëndim në ndeshjen e Burnelyt kundër West Bromit.

Muriqi u detyrua ta lëshoj fushën në minutën e 83-të, përkundër se kishte zhvilluar një ndeshje të shkëlqyer. Arsyeja pse 23-vjeçari u largua ishte lëndimi.

Trajneri i Burnleyt, Vincent Kompany shpreson se një javë do ta ndihmojë Aro Muriq të rikuperohet pasi ai u detyrua të largohej i lënduar për ndeshjen e dytë radhazi.

“Ka qenë një javë e vështirë për të,” tha shefi i Turf, kur u pyet për Muriq nga Lancs Live pas ndeshjes. “Ai ka luftuar me dhimbje gjatë gjithë javës dhe tani ai ka një javë të qartë për t’u rikuperuar dhe për të qenë gati për serinë e radhës të ndeshjeve. Nuk duket si një përsëritje, por ne do ta vlerësojmë”, u shpreh Kompany.

Ky është lëndimi i dytë i Muriqit nga dy ndeshje radhazi. Bailey Peacock-Farrell pritet të startojë në të 23-vjeçarit.

Të ngjashme