Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, ka befasuar sot ambasadoren e Kosovës në Itali, Lendita Haxhitasimi, duke ia dhuruar asaj një fanellë të Lazios
Vedat Muriqi nuk ka luajtur për një vit për Kosovën dhe pritet që ai të jetë gati për ndeshjet e muajit tetor.
E derisa ai ende nuk ka startuar për skuadrën e Lazios, Muriqi ka gjetur pak kohë për të vizituar ambasadoren e Kosovës në Itali, Lendita Haxhitasimi.
“Nuk ka më mirë se ta përfundosh javën me një vizitë të juaj. Me një bujari të madhe, ai nderoi shtëpinë tonë @muriqivedat”, ka shkruar në fillim të shkrimit Haxhitasimi.
“Ai na dha neve fanellën e debutimit të tij të parë në Ligën e Kampioneve me Lazion. Jemi thjesht të prekur me këtë gjest të tij”.