Muriqi i pazëvendësueshëm, Ujkani sërish në stol

| 22 Tet 2018 | 13:11 | Nga

Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi, ka luajtur gjatë gjithë takimit te Rizespori që barazoi ndaj Konyasporit me rezultatin 1:1.

Kjo ndeshje u zhvillua të dielën dhe i takoi javës së nëntë në Superligën e Turqisë. Te Rizespori sërish në stol ka qëndruar portieri i Kosovës, Samir Ujkani, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ndërkohë në fitoren e së dielës të Akhmat Groznyt në Rusi kundër Krasnodarit (1:0), nga minuta e 69-të u inkuadrua mesfushori i Kosovës, Bernard Berisha. Bekim Balaj mbeti në stol në këtë ndeshje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme