Muriqi në Lazio punë e kryer

Prishtinë | 20 Gus 2020 | 08:28 | Nga Ekonomia Online

Gazetari turk i mediumit shtetëror TRT, Yağız Sabuncuoğlu ka postuar një shkrim në Tëitter ku e bën të kryer kalimin e Muriqit në Lazio

Sipas këtij gazetari, Lazio dhe Fenerbahce kanë arritur një marrëveshje për transferimin e Vedat Muriqit nga Fenerbahçe në Lazio.

Sabuncouglu ka shkruar se shuma e transferimit që do të paguajë Lazio për Muriqin është 18 milionë euro.

Klubi turk do të përfitojë në disa bonuse në rast që fiton ndonjë trofe Muriqi me Lazio derisa lojtari kosovar do të këtë një pagë prej dy milionë euro në sezon.

Të ngjashme