Muriqi: Nëse duam të kualifikohemi, fitorja ndaj Andorës është e domosdoshme

Prishtinë | 27 Mar 2023 | 17:36 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kombëtarja e Kosovës në futboll ka mbajtur konferencë për medie në prag të ndeshjes kualifikuese me Andorën, raporton Ekonomia Online.

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Alain Giresse, tha se ekipi do të tentojë fitore ndaj Andorës, për të cilën tha se nuk duhet nënçmuar si skuadër.

Ai tutje ka thënë se fitorja është e domosdoshme për kualifikimin e Kosovës.

“Ndodhemi këtu para ndeshjes tonë në shtëpi kundër Andorës. Vijmë pas një loje, me rezultat që do ta quaja pozitiv, të cilin e arritëm në Izrael. Andaj ne do të tentojmë këtë seri pozitive ta vazhdojmë me një 3 pikësh, me një fitore ndaj Andorës”, tha Giresse.

“Pika e parë nuk duhet neglizhuar Andora, ndoshta s’është e njohur në futboll, por nuk duhet të nënçmohet. Pak ka rëndësi kush është kundërshtari, rëndësi ka kompeticioni dhe duhet t’i qasemi me seriozitet dhe motivim”, theksoi francezi.

Kapiteni Vedat Muriqi e ka parë këtë ndeshje si kyç për kualifikimin e Kosovës. Ai ka thënë se do të mundohet të shënojë gol dhe të jetë aty ku ka nevojë ekipi.

“Nëse duam të kualifikohemi, fitorja është e domosdoshme. Pajtohem me atë që tha trajneri se është një rast pozitiv për Kosovën. Për ta bërë më të vlefshëm këtë, nesër do ta marrim 3 pikë”.

 “Unë besoj se si sulmues e kam rolin të shënojë gola. Aty ku ka ekipi nevojë do të mundohem të jem aty”, tha Muriqi.

I pyetur nëse është duke agjëruar, ai tha jo për vete, mirëpo se ka lojtarë të cilët po agjerojnë.

“Unë personalisht jo, sepse një ditë para lojës, ose ditën e lojës nuk mundem, mirëpo ka disa lojtarë që janë agjërueshëm”.

Kosova luan të martën ndaj Andorës në “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 20:45.

Ndeshja është e vlefshme për kualifikim në Europian, i cili do të mbahet më 2024 në Gjermani.

Të ngjashme