Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi, ka shënuar tre gola dhe ka kontribuar me një asistim në fitoren e thellë 4:1 të Gençlerbirligit kundër Kamzës, që garon në Superligën e Shqipërisë.
Kjo ndeshje miqësore u zhvillua të hënën në stadiumin e skuadrës turke Gençlerbirligi.
Në pjesën e dytë kur edhe Muriqi i shënoi të tre golat, në portë te Kamza ishte portieri nga Kosova, Ilir Avdyli.
Avdyli te Kamza u transferua ditë më parë nga Shkëndija e Tetovës. Muriqi më herët ka luajtur për Teutën e Besën në Shqipëri si dhe Lirinë në Kosovë.