Muriqi vazhdon formën e lartë në La Liga

Prishtinë | 29 Nën 2025 | 21:55 | Nga Ekonomia Online

Vedat Muriqi ka vazhduar me formë të lartë në La Liga të Spanjës me skuadrën e Mallorcas.

Ai të shtunën shënoi edhe dy gola të tjerë në ndeshjen ndaj Osasunas, që përfundoi 2:2.

Ballafaqimi në stadiumin “Son Moix” i takoi xhiros së 14-të.

Muriqi ka tetë gola të shënuar tani në 13 ndeshjet e luajtura në edicionin aktual të La Ligas.

Tetë gola i ka edhe sulmuesi i Barcelonës, Robert Lewandowski. Barcelona nga ora 16:15 luan ndaj Alavesit. Para tyre është vetë Kylian Mbappe i Realit me 13 gola.

Muriqi ia siguroi epërsinë 2:0 Mallorcas me dy gola të shpejtë.

Në minutën e 62-të shënoi nga penalltia, ndërsa katër minuta më vonë, gjuajti saktë nga zona për 2:0.

Mallorca pranoi dy gola në minutën e 82-të dhe të dytë të kohës shtesë për rezultatin përfundimtar.

Mallorca ka 13 pikë pas 14 ndeshjeve të luajtura, një më shumë se Mallorca. Të dyja ekipet janë në pjesën e poshtme të tabelës./koha

Të ngjashme